Deputetët hodhën poshtë projektdeklaratën e dorëzuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, në të cilën kërkohej që qeveria e përkohhsme të propozonte një buxhet të ri për vitin e ardhshëm. Vetëm "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nga shtatë grupet parlamentare e mbështetën dokumentin.
Gjatë debateve më shumë se katër orëshe, deputetët shkëmbyen replika dhe sulme shumë të mprehta. “Biznesi nuk ka se si të planifikojë, nuk ka makro-kornizë për shpenzimet qeveritare, ne e lëmë shtetin në autopilot, i cili do të rëndohet me kosto shtesë”, tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe ish-ministër i financave.
Me këtë deklaratë nuk u pajtuu kryetari i DPS-së, Mustafa Karadayi, pasi “duke ruajtur kornizën financiare në buxhet, mund të bëhen zhvendosje për të siguruar shpenzime të ndryshme, por brenda të hyrave”.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, refuzimi për të dorëzuar buxhetin është “kurth i ngritur nga presidenti”.Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..