"Bullgaria do të vazhdojë të luajë një rol kyç në projektet energjetike në rajon dhe të jetë në qendër të ndërveprimit". Kështu tha ministri i еnergjisë Rosen Hristov gjatë Dialogut të parë Ministror për Energjinë – Athinë 2022, organizuar nga ministri grek i еnergjisë Kostas Skrekas. Hristov theksoi përpjekjet e qeverisë së përkohshme për përfundimin në kohë të interkonjeksionit të transmetimit të gazit natyror me Greqinë, por edhe rritjen e kapaciteteve të tij.
Gjatë ngjarjes, Hristov diskutoi me kolegun e tij rumun Virgil-Daniel Popesku mundësinë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Danub. "Të tilla termocentrale ka në Austri, si dhe dypalëshe - në Serbi dhe Rumani. Është koha që Bullgaria të përfitojë nga ky burim natyror. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne kemi edhe dy ura të reja mbi lumin Danub. “, theksoi Hristov.Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..