Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash gjeopolitike dhe ekonomike, Bullgaria mbetet një partner i parashikueshëm dhe i besueshëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian e përshkroi përparimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë si "mbresëlënës". Në fillim të vizitës së tij në vend, Costa bëri thirrje për investime në industrinë e armëve dhe theksoi se në këtë mënyrë Bullgaria mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.
"Do ta shihni vetë se industria bullgare e mbrojtjes ka tradita të pasura dhe një vend të qëndrueshëm në tregjet globale, duke qenë ndër liderët në Evropë", tha Presidenti Rumen Radev në një takim me mysafirin në Sofje.
Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së si garant i sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të lejojmë që shkeljet e parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të fshihen pas ambicieve të deklaruara për anëtarësim, tha gjithashtu Radev.
“Këshilli Evropian do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë e Veriut për të zbatuar angazhimet e marra në lidhje me anëtarësimin në BE”, u përgjigj Presidenti i Këshillit, António Costa.Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..
Pavarësisht përpjekjeve aktive dhe të synuara për rekrutim, përqindja e pozicioneve të lira në agjenci mbetet e lartë. Kjo raportohet nga Agjencia Shtetërore e Inteligjencës në raportin e saj për vitin 2024, të publikuar në faqen e internetit të..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i..