"Bullgaria do të vazhdojë të luajë një rol kyç në projektet energjetike në rajon dhe të jetë në qendër të ndërveprimit". Kështu tha ministri i еnergjisë Rosen Hristov gjatë Dialogut të parë Ministror për Energjinë – Athinë 2022, organizuar nga ministri grek i еnergjisë Kostas Skrekas. Hristov theksoi përpjekjet e qeverisë së përkohshme për përfundimin në kohë të interkonjeksionit të transmetimit të gazit natyror me Greqinë, por edhe rritjen e kapaciteteve të tij.
Gjatë ngjarjes, Hristov diskutoi me kolegun e tij rumun Virgil-Daniel Popesku mundësinë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Danub. "Të tilla termocentrale ka në Austri, si dhe dypalëshe - në Serbi dhe Rumani. Është koha që Bullgaria të përfitojë nga ky burim natyror. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne kemi edhe dy ura të reja mbi lumin Danub. “, theksoi Hristov.Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim..