Partnerët e këshillit trepalësh të bashkëpunimit - qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat - nuk arritën një mendim të unifikuar për projektligjet që parashikojnë rritje të pagave dhe pensioneve. Qeveria dhe punëdhënësit janë shprehur kundër propozimeve që paga minimale të jetë sa gjysma e mesatares bruto të vendit. Nuk ka marrëveshje as për propozimet për rillogaritjen e pensioneve. Në projektin me të cilin qeveria e përkohshme propozon që korniza buxhetore e këtij viti të funksionojë pas Vitit të Ri, parashikohet vetëm rritje e të gjitha pensioneve me 12% nga korriku.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..