Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".
Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.
Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.
Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.
Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..