Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".
Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.
Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.
Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.
Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..