Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija bullgare “Carevna” u nis nga Mariupoli për në Varna

Foto: arkiv

Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.

Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 gushtin

Gjat ë 24 or ë ve  t ë ardhshme  atmosfera në vend do të  mbetet e paqëndrueshme. Zhvillimi I vranësirave do të vazhdojë dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, në disa zona dotë jenë përkohësisht intensive, me bubullima. Do..

botuar më 24-08-29 7.25.MD

Bullgaria mori një borxh të ri prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë

Bullgaria mori një borxh të ri të jashtëm prej 3 miliardë euro dhe 1.5 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi Ministria e Financave. Kësti i trefishtë i obligacioneve bullgare ka shkaktuar interesim të madh te investitorët, gjë që ka bërë të mundur..

botuar më 24-08-29 5.48.MD

Dy persona në Bullgari kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e Shëndetësisë. Në Bullgari janë tre persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Dy janë nga Sofja dhe..

rinovuar më 24-08-29 1.31.MD