Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija bullgare “Carevna” u nis nga Mariupoli për në Varna

Foto: arkiv

Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.

Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të jetë e distancuar nga të gjitha partitë

Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë së re të përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi se garanton një distancë të..

botuar më 24-08-30 11.54.PD

Shiu ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit të madh në malin Rilla

Tashmë është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu të enjten e kaluar në lartësinë 2300 m mbi nivelin e detit në zonën Bajrjamica mbi fshatin Bistrica dhe zgjati 8 ditë. Zjarrfikës, punonjës pyjorë, ushtarakë, ekipe të Parkut Kombëtar “Rilla”,..

botuar më 24-08-30 11.34.PD

Diplomatët e parë të BE-së diskutuan problemet në Ukrainë, Gazë dhe pika të tjera të nxehta

Ministrat e jashtëm të BE-së mbajtën takimin e tyre të parë të sezonit të ri politik më 29 gusht. Bullgaria u përfaqësua nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov. Në rendin e ditës ishte situata në Ukrainë, zhvillimi i situatës në..

botuar më 24-08-30 10.04.PD