Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija bullgare “Carevna” u nis nga Mariupoli për në Varna

Foto: arkiv

Anija bullgare "Carevna", e cila u bllokua në portin ukrainas të Mariupolit, tani po lundron drejt ngushticës së Kerçit, njoftoi Nikollaj Stefanov nga kompania operuese e anijes në Varna. Ai saktësoi se nuk dihet se për sa kohë do të kalojë anija nëpër ngushticë dhe deri në fund të ditës do të bëhet e qartë se kur do të ankorohet në Varna.

Kujtojmë se fillimi i aksioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës e gjeti "Carevna" në portin e Mariupolit. Një pjesë e ekuipazhit arriti të evakuohej - katërmbëdhjetë marinarë bullgarë dhe një ukrainas mbërritën në Varna më 18 prill. Pesë persona mbetën në bordin e anijes, përfshirë kapitenin e saj. Informacioni është i Daniella Stojnovës nga BNR Varna.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD