DPS qëndron pas idesë për të kërkuar mundësi për të krijuar një shumicë ideologjikisht homogjene euroatlantike. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i DPS-së dhe i Kuvendit Popullor, Jordan Conev, pas takimit me grupin e kontaktit, të formuar nga GERB, për krijimin e qeverisë.
“Qëndrimi ynë është se zgjidhja e problemeve të popullit kalon përmes zgjidhjes së krizës politike, ndërsa zgjidhja e krizës politike kalon përmes formimit të shumicës dhe qeverisë. Ne mendojmë se kjo shumicë duhet të jetë euroatlantike, sepse aty janë mjetet me të cilat ne mund t'i zgjidhim problemet e sigurisë dhe ekonomisë", tha Conev. Ai po ashtu tha se po të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e cila të marrë përgjegjësi për politikat në buxhet, nuk duhet të miratohet buxhet, sepse në këtë mënyrë do të cenohet stabiliteti financiar.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..