DPS qëndron pas idesë për të kërkuar mundësi për të krijuar një shumicë ideologjikisht homogjene euroatlantike. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i DPS-së dhe i Kuvendit Popullor, Jordan Conev, pas takimit me grupin e kontaktit, të formuar nga GERB, për krijimin e qeverisë.
“Qëndrimi ynë është se zgjidhja e problemeve të popullit kalon përmes zgjidhjes së krizës politike, ndërsa zgjidhja e krizës politike kalon përmes formimit të shumicës dhe qeverisë. Ne mendojmë se kjo shumicë duhet të jetë euroatlantike, sepse aty janë mjetet me të cilat ne mund t'i zgjidhim problemet e sigurisë dhe ekonomisë", tha Conev. Ai po ashtu tha se po të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e cila të marrë përgjegjësi për politikat në buxhet, nuk duhet të miratohet buxhet, sepse në këtë mënyrë do të cenohet stabiliteti financiar.Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..
Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i..