Një medalje ari dhe dy argjendi është bilanci i Bullgarisë nga Kampionati Evropian i Boksit në qytetin malazez të Budvës. Sevda Asenova fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kg, duke mundur italianen Roberta Bonatti. Bullgarja tregoi një nivel të jashtëzakonshëm dhe shtoi një medalje të tretë të artë evropiane në koleksionin e saj të nderimeve.
Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova nuk patën të njëjtin fat dhe mbetën në vendin e dytë. Në finale në kategorinë deri në 52 kg Poptoleva humbi nga ukrainasja Tetiana Kob, ndërsa në kategorinë 57 kg Kamenova nuk arriti të triumfojë ndaj Irma Testa nga Italia.Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..