Një medalje ari dhe dy argjendi është bilanci i Bullgarisë nga Kampionati Evropian i Boksit në qytetin malazez të Budvës. Sevda Asenova fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kg, duke mundur italianen Roberta Bonatti. Bullgarja tregoi një nivel të jashtëzakonshëm dhe shtoi një medalje të tretë të artë evropiane në koleksionin e saj të nderimeve.
Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova nuk patën të njëjtin fat dhe mbetën në vendin e dytë. Në finale në kategorinë deri në 52 kg Poptoleva humbi nga ukrainasja Tetiana Kob, ndërsa në kategorinë 57 kg Kamenova nuk arriti të triumfojë ndaj Irma Testa nga Italia.Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..