Tre dokumentarë dhe tre filma bashkëkohorë bullgarë do të shfaqen në festën treditore të kinemasë bullgare në Tunis. Ngjarja organizohet nga Pallati i Kulturës në kryeqytetin tunizian nga 21 deri më 23 tetor. Festivali i filmit do të shoqërohet me ekspozitën “Bullgaria nga vështrimi i zogut”. Ai e çon shikuesin në një udhëtim autentik nëpër këndet piktoreske të Bullgarisë përmes 25 fotografive me format të madh të Aleksander Ivanov. Me objektivin e tij fotografi ka kapur pamjet nga ajri, duke fluturuar qindra kilometra me një glider të motorizuar mbi pjesë të ndryshme të vendit tonë. Ekspozita është fotoekspozita më e fundit udhëtuese në koleksionin e Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ditët e kinemasë bullgare në Tunizi janë iniciativë e Ambasadës së Bullgarisë në shtetin e Afrikës Veriore dhe realizohen në bashkëpunim me Institutin Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës të Tunizisë dhe Qendrën Kinematografike Tuniziane. Të gjithë filmat në panoramë kanë titra në frëngjisht dhe ofrohen me dashamirësi nga autorët e tyre.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..