Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.
“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..