Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.
“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..