Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..