Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..