Për të katërtin vit radhazi, organizata e njerëzve që duan trajtim më të mirë të kafshëve të rritura në industri – “THUAJ” – po përgatit nismën e bamirësisë “Vrapim për kafshët”. Ngjarja do të zhvillohet më 2 tetor - Dita Botërore e Kafshëve të Fermës dhe fillon në orën 10:00 në Kopshtin e Borisit në Sofje. Kërkesa e vetme për të marrë pjesë në vrapim është që njerëzit t'i duan kafshët dhe të jenë të gatshëm të mbështesin një kauzë që lidhet me mbrojtjen e tyre.
Ndër kërkesat kryesore të organizatës jofitimprurëse “THUAJ” janë ndalimi i fermave në nivel kombëtar dhe evropian, ku rriten kafshë për shkak të lëkurës së tyre, ndalimi i majmërimit të shpendëve në ferma, përfundimi i kultivimit në kafaz të pulave vezore, si dhe ndalimi i testimit të kafshëve brenda BE-së. Përmes një sërë nismash të ngjashme, organizata shpreson të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj vuajtjeve të panevojshme të kafshëve.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: run4animals.caai.bg
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..