Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert.
E njohur edhe si Banja Mbretërore, ajo u krijua gjatë kohës së udhëheqjes së mbretit Ferdinand. Godina u projektua nga arkitekti i Munihut Prof. Karl Hoheder, një specialist kryesor në krijimin e ndërtesave të ngjashme në të gjithë Evropën. Realizimi i projektit përfundoi në vitin 1906 dhe më 24 maj 1911 u hap zyrtarisht banja.
Restaurimi gjatë viteve të fundit e ka rikthyer pamjen autentike të ndërtesës së mrekullueshme në parkun e Bankjas. Uji mineral i Bankjas është i pastër, pa erë, i butë dhe jashtëzakonisht i shijshëm. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletal, sistemit nervor periferik etj.Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..
Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..
Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..