Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert.
E njohur edhe si Banja Mbretërore, ajo u krijua gjatë kohës së udhëheqjes së mbretit Ferdinand. Godina u projektua nga arkitekti i Munihut Prof. Karl Hoheder, një specialist kryesor në krijimin e ndërtesave të ngjashme në të gjithë Evropën. Realizimi i projektit përfundoi në vitin 1906 dhe më 24 maj 1911 u hap zyrtarisht banja.
Restaurimi gjatë viteve të fundit e ka rikthyer pamjen autentike të ndërtesës së mrekullueshme në parkun e Bankjas. Uji mineral i Bankjas është i pastër, pa erë, i butë dhe jashtëzakonisht i shijshëm. Përdoret në trajtimin e sëmundjeve të sistemit muskuloskeletal, sistemit nervor periferik etj.Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..