Prokuroria Ushtarake në Sliven ka marrë përsipër hetimin e një aksidenti me avion pasditen e sotme në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Për arsye ende të panjohura, piloti ka humbur kontrollin e avionit ushtarak Su-25, pas së cilës është katapultuar. Avioni është rrëzuar dhe është djegur plotësisht. Piloti, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Sofje, është në gjendje relativisht të mirë, tha prokurori i qarkut ushtarak të Slivenit, koloneli Hristo Tinev. Piloti është një oficer i lartë me shumë përvojë.
Ky nuk është incidenti i parë me avionë ushtarakë. Në qershor 2021, MiG-29 u rrëzua në Detin e Zi dhe piloti vdiq. Bullgaria ka 8 bombardues Su-25. Më shumë se një vit më parë ata iu nënshtruan një riparimi të madh në Bjellorusi.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..