Prokuroria Ushtarake në Sliven ka marrë përsipër hetimin e një aksidenti me avion pasditen e sotme në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Për arsye ende të panjohura, piloti ka humbur kontrollin e avionit ushtarak Su-25, pas së cilës është katapultuar. Avioni është rrëzuar dhe është djegur plotësisht. Piloti, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Sofje, është në gjendje relativisht të mirë, tha prokurori i qarkut ushtarak të Slivenit, koloneli Hristo Tinev. Piloti është një oficer i lartë me shumë përvojë.
Ky nuk është incidenti i parë me avionë ushtarakë. Në qershor 2021, MiG-29 u rrëzua në Detin e Zi dhe piloti vdiq. Bullgaria ka 8 bombardues Su-25. Më shumë se një vit më parë ata iu nënshtruan një riparimi të madh në Bjellorusi.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...