"Jeta tjetër e ilustrimit" - "L'altra vita dell'illustrazione" – kështu quhet ekspozita e Jasen Gjuzelevit, e cila hapet më 13 shtator në Romë, në galerinë "Bullgaria" të Institutit të Kulturës Bullgare, njofton instituti.
Kryeqyteti italian paraqet grafika dhe printime shumëngjyrëshe të ilustrimeve të disa prej titujve më të bukura që artisti ka punuar ndër vite. Ato janë të numëruara dhe të nënshkruara nga autori. Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpi botuese të Gjermanisë, si J.F. Schreiber dhe Aufbau-Verlag, me Simply read books në Kanada, Walker books në Britaninë e Madhe, Taiwanese Grimm Press në Tajvan etj.VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..