"Jeta tjetër e ilustrimit" - "L'altra vita dell'illustrazione" – kështu quhet ekspozita e Jasen Gjuzelevit, e cila hapet më 13 shtator në Romë, në galerinë "Bullgaria" të Institutit të Kulturës Bullgare, njofton instituti.
Kryeqyteti italian paraqet grafika dhe printime shumëngjyrëshe të ilustrimeve të disa prej titujve më të bukura që artisti ka punuar ndër vite. Ato janë të numëruara dhe të nënshkruara nga autori. Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpi botuese të Gjermanisë, si J.F. Schreiber dhe Aufbau-Verlag, me Simply read books në Kanada, Walker books në Britaninë e Madhe, Taiwanese Grimm Press në Tajvan etj.Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..