"Jeta tjetër e ilustrimit" - "L'altra vita dell'illustrazione" – kështu quhet ekspozita e Jasen Gjuzelevit, e cila hapet më 13 shtator në Romë, në galerinë "Bullgaria" të Institutit të Kulturës Bullgare, njofton instituti.
Kryeqyteti italian paraqet grafika dhe printime shumëngjyrëshe të ilustrimeve të disa prej titujve më të bukura që artisti ka punuar ndër vite. Ato janë të numëruara dhe të nënshkruara nga autori. Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpi botuese të Gjermanisë, si J.F. Schreiber dhe Aufbau-Verlag, me Simply read books në Kanada, Walker books në Britaninë e Madhe, Taiwanese Grimm Press në Tajvan etj.Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..