Përfaqësuesit e qeverisë teknike dhe të kompanisë ruse "Lukoil" kanë shënuar masat për të siguruar tregun e karburanteve duke pasur parasysh embargon e ardhshme të naftës, që BE-ja vendosi ndaj Rusisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i kompanisë ruse, Vadim Vorobjov, gjatë takimit të kreut të shtetit, Rumen Radev, me përfaqësuesit e “Lukoil”. "Ne e shohim të ardhmen të ndarë në tre periudha - e para është në dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse, e dyta - deri në fund të vitit 2024, kur do të fillojnë të funksionojnë sanksionet ndaj ekonomisë bullgare dhe e treta është sipas situatës në tregun e brendshëm pas vitit 2024, duke marrë parasysh “Lukoil Neftohim Burgas”, komentoi Vadim Vorobjov.
Nga ana e tij, Rumen Radev theksoi se kompania ruse është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, një nga punëdhënësit kryesorë dhe një prodhues i madh i karburanteve. “Çmimet e larta të karburanteve janë ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve dhe çojnë në tkurrje të konsumit, ndaj besoj se takimi juaj i ardhshëm me qeverinë është një mundësi e mirë, duke ndjekur me rigorozitet mekanizmat e tregut, për të identifikuar masat për të stabilizuar mjedisin ekonomik dhe për të luftuar inflacionin për të mirën e konsumatorit bullgar”, tha presidenti.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..