Përfaqësuesit e qeverisë teknike dhe të kompanisë ruse "Lukoil" kanë shënuar masat për të siguruar tregun e karburanteve duke pasur parasysh embargon e ardhshme të naftës, që BE-ja vendosi ndaj Rusisë. Kështu ka bërë të ditur presidenti i kompanisë ruse, Vadim Vorobjov, gjatë takimit të kreut të shtetit, Rumen Radev, me përfaqësuesit e “Lukoil”. "Ne e shohim të ardhmen të ndarë në tre periudha - e para është në dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse, e dyta - deri në fund të vitit 2024, kur do të fillojnë të funksionojnë sanksionet ndaj ekonomisë bullgare dhe e treta është sipas situatës në tregun e brendshëm pas vitit 2024, duke marrë parasysh “Lukoil Neftohim Burgas”, komentoi Vadim Vorobjov.
Nga ana e tij, Rumen Radev theksoi se kompania ruse është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, një nga punëdhënësit kryesorë dhe një prodhues i madh i karburanteve. “Çmimet e larta të karburanteve janë ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve dhe çojnë në tkurrje të konsumit, ndaj besoj se takimi juaj i ardhshëm me qeverinë është një mundësi e mirë, duke ndjekur me rigorozitet mekanizmat e tregut, për të identifikuar masat për të stabilizuar mjedisin ekonomik dhe për të luftuar inflacionin për të mirën e konsumatorit bullgar”, tha presidenti.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..