Nga 10 gushti, BE dhe Britania e Madhe pezullojnë importin e qymyrit rus në kuadrin e sanksioneve në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit në Evropë. Në vitin 2021, ajo eksportoi 48.7 milion ton qymyr në Perëndim. Kjo është 1/5 e eksportit total të lëndëve të para ruse, raportoi REUTERS.
Rusia ka pezulluar dërgesat e naftës në tubacionin Druzhba përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Moska e justifikoi pezullimin me sanksionet perëndimore nga të cilat Transneft nuk mund të marrë tarifat e transmetimit. Vendimi rriti çmimin e naftës në tregjet botërore me 1%, por ai mbeti nën 100 dollarë për fuçi, marka Brent, raportoi Bloomberg.
Rusia po përgatitet të lidhë termocentralin e pushtuar të Zaporozhies me Krimenë, paralajmëroi operatori ukrainas "Energoatom". Moska ka kërkuar thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht për shkak të "goditjeve të Kievit kundër termocentralit bërthamor në Zaporozhie", raporton TASS.
Sipas UNIAN, në shenjë hakmarrjeje, ushtria ruse ka sulmuar në mënyrë aktive qytetet ukrainase gjatë gjithë natës. Kjo ka ndodhur pas shpërthimeve të depove të municioneve në Aeroportin ushtarak Saki në Krimenë e pushtuar. Sipas Moskës, kjo ka qenë një aksident. Sipas komenteve ukrainase, baza ushtarake mund të jetë sulmuar nga raketa me rreze të gjatë veprimi ose guerilje vendase.Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..