Nga 10 gushti, BE dhe Britania e Madhe pezullojnë importin e qymyrit rus në kuadrin e sanksioneve në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit në Evropë. Në vitin 2021, ajo eksportoi 48.7 milion ton qymyr në Perëndim. Kjo është 1/5 e eksportit total të lëndëve të para ruse, raportoi REUTERS.
Rusia ka pezulluar dërgesat e naftës në tubacionin Druzhba përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Moska e justifikoi pezullimin me sanksionet perëndimore nga të cilat Transneft nuk mund të marrë tarifat e transmetimit. Vendimi rriti çmimin e naftës në tregjet botërore me 1%, por ai mbeti nën 100 dollarë për fuçi, marka Brent, raportoi Bloomberg.
Rusia po përgatitet të lidhë termocentralin e pushtuar të Zaporozhies me Krimenë, paralajmëroi operatori ukrainas "Energoatom". Moska ka kërkuar thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht për shkak të "goditjeve të Kievit kundër termocentralit bërthamor në Zaporozhie", raporton TASS.
Sipas UNIAN, në shenjë hakmarrjeje, ushtria ruse ka sulmuar në mënyrë aktive qytetet ukrainase gjatë gjithë natës. Kjo ka ndodhur pas shpërthimeve të depove të municioneve në Aeroportin ushtarak Saki në Krimenë e pushtuar. Sipas Moskës, kjo ka qenë një aksident. Sipas komenteve ukrainase, baza ushtarake mund të jetë sulmuar nga raketa me rreze të gjatë veprimi ose guerilje vendase.Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..