Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkitektja Aja Irinkova e cila e bën Londrën një vend edhe më të bukur për të jetuar

Foto: Facebook /Aja Irinkova

"Suksesi juaj nuk do të përcaktohet nga gjinia apo përkatësia juaj etnike, por vetëm nga horizonti i ëndrrave tuaja dhe puna e palodhur për t'i arritur dhe realizuar ato" - këtë mesazh, në formën e një kartoline, për veten e saj e shkruan ajo për një projekt të BBC Arts një nga arkitektet femër më me ndikim në botë, Zaha Hadid (1950-2016). Një mesazh i cili  përshkruan plotësisht rrugën e një gruaje bullgare në botën e arkitekturës - Aja Irinkova.

Më shumë se dhjetë vjet më parë, Aja u gjend në Londër duke vizituar motrën e saj, e cila ishte studente e arkitekturës në atë kohë, dhe gjatë dy javëve të jetesës në Mbretërinë e Madhe vendos që ky është vendi i saj. ”Unë e pëlqej shumë Londrën! Këtu ka një magji, të cilën nuk mund ta shpjegoj thjesht me fjalë, sepse kjo duhet të ndihet”, pohon në një intervistë për BNR-Stara Zagora vajza e re. Dhe horizonti i ëndrrës së saj hapet. Aja përfundon Universitetin e Arkitekturës dhe të Ndërtimit në Sofje dhe gjatë pranverës së vitit 2014 kthehet në Londrën e ëndërruar.

“Puna ime e parë nuk ishte e lidhur me arkitekturën-disa muaj qesh recepsioniste në restorant, ku gjatë kësaj kohe shkoja dhe në mësime në gjuhën angleze-tregon për rrugën e saj Aja. Kështu u njoha me shumë njerëz, fitova një bindje në vetvete dhe vendosa që të provojë të anëtarësojë për punë në një kompani arkitekturore. Ditë pas dite kur vajta në intervistën time të parë më telefonuan dhe më propozuan vendin. Kjo qe një befasi e madhe si dhe një motivacion për mua. Fillova si një asistente arkitekturore dhe gjatë asaj kohe anëtarësova në Dhomën lokale të Arkitektëve për kompetencë të plotë projektuese.  Sepse këtu janë shumë të përpiktë ndaj rregullave dhe pa rëndësi nëse ke një arsim të tillë, kërkohet një leje nga Dhoma, që të mund të quhesh arkitekt dhe të mund të punosh si i tillë” - sqaron rregullat vendase ajo.

Nga distanca e kohës dhe të përvojës bullgarja e re është kategorike se, arsimi të cilin e ka fituar në Bullgari, krejtësisht i përgjigjet nevojave të saj në rritjen profesionale. Një faktor kyç për gjetjen e shpejt të punës madje ka luajtur përvoja e saj me softuerin e hartimit 3D, të cilat i ka përdorur në universitet. “Gjatë asaj kohe akoma kishte një mangësi të specialistëve, të cilët përdornin një softuer të ngjashëm, kurse unë tanimë kisha përvojë me të”-kujtohet Aja.

Tre vjet më vonë ka vendosur se ka ardhur koha për një sfidë të re profesionale dhe është paraqitur në një kompani të madhe me mbi 250 arkitektë nga e gjithë bota, bazuar në zemër të Londrës. Ajo ka marrë punën dhe ka specializuar në projektimin e banesave luksoze në lagjen e shtrenjtë të Londrës-Mayfair.

Aja Irinkova sqaron se, për shkak të legjislacionit vendas eksterieri dhe fasada e godinave në projektet e saj janë ruajtur në pamjen e tyre autentike. “Shpesh herë flasim për godina, të cilat kanë funksionuar me një përcaktim të ndryshëm, por sot janë kthyer në banesa”, sqaron ajo. Bullgarja dallon stilin karakteristik të rëndë të godinave, sipas fjalëve të saj në Londër-si për sa u përket materialeve të përdorura për ndërtim si mermeri dhe llojet e ndryshme të metalit, kështu dhe në ngjyrat, të cilat janë kryesisht të errëta. Marrin pjesë detaje të shumta, korniza, ornamente, të cilat përfaqësojnë një eklektizëm arkitektonik modern dhe të shtrenjtë.

“Anglezët mbajnë shumë për traditat e veta dhe për ta është me një rëndësi të madhe të ruajnë frymën autentike të godinave, më në veçanti të fasadave, që është e rëndësishme për pamjen e përgjithshme të lagjeve të ndryshme. Ka rrugë shumë të mbrojtura me ligj, në të cilat nuk ke të drejtë të zhvillosh ndryshime ekstreme. Ky është dallimi i madh me Bullgarinë-tek ne është shumë kaotike dhe godinat janë shumë të ndryshme si stil”.

Dhe meqenëse për Aja Irinkovën Londra është një dashuri që në pamje të parë ajo pohon se ajo i admiron të mëdhenjtë Zaha Hadid dhe Norman Foster, i numëron ata ndër racat e arkitektëve që e bëjnë qytetin një vend më të mirë për të jetuar për të gjithë.Dhe në ngjashmëri të Hadidit beson në idenë për të ardhmen me një horizont të gjerë, të cilin e zbulojmë me përpjekje vetjake.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Ina Nikollovës, BNR-Stara Zagora/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Aja Irinkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD