Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Sllovaki

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

14
Foto: Arkiva personale

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të ХХ-të. Kujtimi i punës së palodhur dhe mjeshtërisë së tyre mbetet i gjallë ende sot.

Kopshtarët bullgarë në Hungari, në vitet 1930

Prindërit e Krasimirit janë nga fshati Polikraishte i Veliko Tërnovos, prej nga është edhe gjyshi i tij, i cili ishte i pari që e lidhi jetesën e familjes me kopshtarinë në Evropë. Ai shkoi jashtë shtetit kur ishte vetëm 15 vjeç, punoi 5 vjet në Hungari, u kthye për një kohë të shkurtër në vendlindje dhe në vitin 1946, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij u vendos përgjithmonë në Bratislavë. Aty ka lindur edhe Krasimiri. Kur Krasi ishte 2 vjeç, prindërit e tij u divorcuan - babai i tij u kthye në Bullgari, ndërsa ai qëndroi me nënën e tij në Bratislavë.

Krasimir Karailiev gjithashtu e ka krijuar familjen e tij në kryeqytetin sllovak. Por gjuha bullgare dhe kultura bullgare janë pjesë e pandashme e jetës së tij.

Krasimiri me gruan dhe vajzën e tij

"Unë jam rritur në një familje bullgare. E kam mësuar gjuhën nga prindërit e nënës sime dhe nga ajo kam përvetësuar sjelljet dhe zakonet bullgare. Ndihem plotësisht bullgar. Kam studiuar edhe në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Bratislavë. Edhe vajza ime ka studiuar aty. Për fat të keq, në Sllovaki është e vështirë të gjesh një punë me gjuhën bullgare, por ajo dëshiron të merret me këtë dhe është në kërkim të mundësive të ndryshme. Ndërkohë punon edhe diku tjetër për të mbajtur veten”.


Krasimir është një shofer taksie dhe udhëton nga shtëpia e tij në Hungari deri në Bratislavë çdo mëngjes. Aty e lë gruan në punë dhe më pas vazhdon me taksinë e tij. Në fakt, disa vite më parë, Krasi vendosi të shesë apartamentin e tij dhe të blejë një shtëpi me oborr në qytetin hungarez Mosonmagyaróvár, i cili ndodhet vetëm 17 km në juglindje të pikës ku bashkohen kufijtë me Sllovakinë dhe Austrinë. Ai ndihet i qetë atje dhe ka arritur të sjellë shpirtin bullgar në shtëpinë e tij - përmes arkitekturës, përmes interiorit dhe mobiljeve, si dhe kuzhinës dhe muzikës që dëgjohet.

Shtëpia e Krasimirit në Mošonmagyaróvár

"Mosonmagyaróvar është një qytet shumë i bukur - ka banja minerale, njihet edhe si qyteti i stomatologëve, sepse ka më shumë dentistë se sa njerëz që jetojnë atje (qesh). Çdo shtëpi e dytë është e një dentisti. Shumë austriakë vijnë këtu për vizita. Kështu e vendosa - shita apartamentin dhe për të njejtat para bleva një pronë të madhe me oborr. I kam bërë vetes një taverne të bukur në stilin bullgar. Po unë jam edhe kuzhinier. Më pëlqen të përgatis gatime bullgare. Përgatis sallam bullgar, mbjell speca, domate. Kam serë dhe tashmë i kam mbjellë specat. Pres të mbijnë, pastaj filloj domatet e kështu me rradhë."

Kopshti i Krasimir Karailievit

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Bratislavë, Krasimiri çdo vit viziton Bullgarinë për të ruajtur kontaktet me atdheun e tij. Së fundmi ai realizoi ëndrrën e tij për të takuar të atin dhe për të pajtuar prindërit e tij. Në Sllovaki, megjithatë, atë e merr shpesh malli për çdo gjë bullgare. Krasimiri është një nga themeluesit e trupës së kërcimit "Veselie" ("Gëzimi").

Me grupin e vallëzimit në Bratislavë

"Unë e dua shumë folklorin bullgar, prandaj u bëra një nga themeluesit e grupit, së bashku me Cvetelina Gençevën, e cila ishte drejtoreshë e shkollës bullgare për rreth 4 vjet dhe aktualisht ndodhet në Bullgari. Por ajo bëri shumë për shkollën tonë. Kishim edhe korin e fëmijëve - "Sllavejçe"("Bilbili"), ku këndonte edhe vajza ime. Së bashku me Cvetelinën, mësuesit dhe persona të tjerë që ishin të interesuar për vallet bullgare krijuam "Veselie".

Me nënën dhe babanë e tij

E pyesim Krasimir Karailievin si i trajtojnë sllovakët bullgarët, a janë të pranuar në shoqëri ai dhe gruaja e tij?

"Sllovakët i duan bullgarët sepse e ndjejnë gjakun sllav. Gjuha jonë është e kuptueshme, u pëlqen mënyra se si jetojnë bullgarët, si dhe se janë një popull mikpritës. Prandaj ata kthehen gjithmonë nga pushimet në Bullgari me përshtypje shumë të mira dhe i ruajnë kujtimet."

Foto: Krasimir Martinov dhe Krasimir Karailiev, arkiva personale

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..

botuar më 24-11-19 3.31.MD
Matina Genkova - Mpofu

Në botën e librave për fëmijë të Matina Genkova-Mpofu

"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..

botuar më 24-11-09 10.35.PD
Llazo Nestori

Llazo Nestori nga Shqipëria: Të jesh bullgar është krenari dhe emër i madh!

Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..

botuar më 24-10-31 7.30.PD