Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamTenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...