Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamTenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..