Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Uzana Poljana Fest” tërheq adhuruesit e natyrës

Foto: uzanafest.gabrovo.bg

Emocione të jashtëzakonshme në natyrë në kulmin e verës premton festivali ekologjik, i cili është bërë traditë, në zonën Uzana afër qytetit Gabrovo të Bullgarisë Qendrore.

Një mirëseardhje e ngrohtë për të gjithë për të cilët komunikimi me dhe mes natyrës është frymëzues, shumë muzikë, arte, njohuri dhe emocione të përbashkëta premtojnë ditët nga 22 deri në 24 korrik.

Uzana Poljana Fest” organizohet nga Komuna e Gabrovës dhe është pjesë e nismave “të gjelbra” kushtuar mbrojtjes së natyrës. I përkushtuar ndaj sjelljes ekologjike dhe kujdesit për natyrën, festivali është një platformë për takimin e ideve të gjelbra dhe modeleve të suksesshme ekologjike, nismave të artit dhe produkteve të shëndetshme.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: uzanafest.gabrovo.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD