Emocione të jashtëzakonshme në natyrë në kulmin e verës premton festivali ekologjik, i cili është bërë traditë, në zonën Uzana afër qytetit Gabrovo të Bullgarisë Qendrore.
Një mirëseardhje e ngrohtë për të gjithë për të cilët komunikimi me dhe mes natyrës është frymëzues, shumë muzikë, arte, njohuri dhe emocione të përbashkëta premtojnë ditët nga 22 deri në 24 korrik.
“Uzana Poljana Fest” organizohet nga Komuna e Gabrovës dhe është pjesë e nismave “të gjelbra” kushtuar mbrojtjes së natyrës. I përkushtuar ndaj sjelljes ekologjike dhe kujdesit për natyrën, festivali është një platformë për takimin e ideve të gjelbra dhe modeleve të suksesshme ekologjike, nismave të artit dhe produkteve të shëndetshme.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: uzanafest.gabrovo.bg
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..