Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pranoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut dhe BE

Foto: BGNES

Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte:

-Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017;

- Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe përfshirjen e tyre, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Maqedonisë;

- Përmirësimi i projekteve të Kornizës Negociuese dhe Konkluzioneve të Këshillit për të bërë më të qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistencës së “gjuhës maqedonase” nga Bullgaria;

- Garanci se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Partia “Vëzrazhdane” kërkoi shtyrjen e debateve si dhe marrjen e vendimit me shumicë të cilësuar prej 2/3, por salla e hodhi poshtë propozimin. “Vëzrazhdane” e cilësoi propozimin e presidencës franceze si një tradhti. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare përdorën gjerësisht argumentet historike në debate.

Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” e cilësoi vendimin si e miratuar nën presion. “Dje Macron deklaroi drejtpërdrejt, e citoj atë: “Ushtruam shumë presion mbi Bullgarinë muajt e fundit”.

“Ne nuk mund të presim “vetëm dashuri” nga Maqedonia. Duhet të mendojmë realisht, jo romantikisht. Është e vërtetë që Maqedonia është pjesa më romantike e historisë sonë, por është pikërisht romantizmi ai që na solli deri në atë pikë ku nuk mund të flasim të njëjtën gjuhë me vëllezërit tanë sot, edhe pse flasim të njëjtën gjuhë”, tha Toma Bikov nga GERB.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin

Gjatë natës do të jetë kryesisht e kthjellët, me vranësira mesatare dhe të larta. Do të fryjë e dobët, në Bullgarinë Lindore me erë mesatare jugore. Të mërkurën do të fryjë erë mesatare në Bullgarinë Lindore, në veri të maleve - erë e fortë nga..

botuar më 24-11-19 7.30.MD
Presidenti Radev

Bullgaria dhe Rumania po ecin së bashku drejt anëtarësimit të plotë në Shengen, siguroi presidenti

Nuk do të ketë dallim mes Bullgarisë dhe Rumanisë në rrugën e tyre drejt Shengenit. Kështu u tha gazetarëve presidenti Rumen Radev, duke komentuar informacionin e publikuar sot për anëtarësimin e plotë të Rumanisë në Shengen nga viti i ardhshëm. “Ne presim..

botuar më 24-11-19 6.08.MD

Sindikatat kanë kërcënuar me protesta nëse pagat nuk rriten me 10%

Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme në vitin 2025 këmbëngul Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Në Burgas, lideri i sindikatës..

botuar më 24-11-19 5.31.MD