Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pranoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut dhe BE

Foto: BGNES

Me 170 vota pro, 36 kundër dhe 21 abstenime, parlamenti miratoi dhënien e dritës jeshile për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Dokumenti vendos si kushte:

-Zbatimi efektiv i Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017;

- Garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe përfshirjen e tyre, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Maqedonisë;

- Përmirësimi i projekteve të Kornizës Negociuese dhe Konkluzioneve të Këshillit për të bërë më të qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistencës së “gjuhës maqedonase” nga Bullgaria;

- Garanci se fqinjësia e mirë mbetet një kriter horizontal gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Partia “Vëzrazhdane” kërkoi shtyrjen e debateve si dhe marrjen e vendimit me shumicë të cilësuar prej 2/3, por salla e hodhi poshtë propozimin. “Vëzrazhdane” e cilësoi propozimin e presidencës franceze si një tradhti. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare përdorën gjerësisht argumentet historike në debate.

Toshko Jordanov nga “Ka një popull të tillë” e cilësoi vendimin si e miratuar nën presion. “Dje Macron deklaroi drejtpërdrejt, e citoj atë: “Ushtruam shumë presion mbi Bullgarinë muajt e fundit”.

“Ne nuk mund të presim “vetëm dashuri” nga Maqedonia. Duhet të mendojmë realisht, jo romantikisht. Është e vërtetë që Maqedonia është pjesa më romantike e historisë sonë, por është pikërisht romantizmi ai që na solli deri në atë pikë ku nuk mund të flasim të njëjtën gjuhë me vëllezërit tanë sot, edhe pse flasim të njëjtën gjuhë”, tha Toma Bikov nga GERB.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD

21 vjet nga tragjedia në lumin Lim me 12 fëmijë të vdekur bullgarë

Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..

botuar më 25-04-04 6.53.MD