Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film dokumentar për primën e operës Rajna Kabaivanska dhe shkollën e saj në Sofje

Foto: Facebook /@Raina.Kabaivanska.school

Dokumentari i ri La Scuola Kabaivanska ("Shkolla e Kabaivanskës") i kushtohet këngëtares së operës me famë botërore Rajna Kabaivanska. Pas premierës në Sofje më 24 maj, tani filmi do të ketë një prezantim dhe në Romë, në të cilin do të jetë e pranishme personalisht vet ylli i operës. Ngjarja është një pjesë nga Festivali i Kinemasë Bullgare, i cili po zhvillohet për herë të 15 në kryeqytetin italian me iniciativë të Institutit Kulturor Bullgar atje.

Filmi është një tregim në vetën e parë nga vet Kabaivanska -një nga zërat më të mirë të sopranos të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Me përshtypjet e tyre përfshihen dhe nxënës të saj, po kështu emër të njohur nga skenat botërore të operës.

Tregimi dokumentar i është kushtuar 20 vjetorit të Klasës së Mjeshtërisë, të cilën Rajna Kabaivanska e drejton në Sofje pranë Universitetit të Ri Bullgar. Filmi do të prezantohet më 26 qershor në Shtëpinë e kinemasë në zemër të Villa Borghese në Romë. Regjisor është Najo Ticin, kurse skenarist-Petër Barballov.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD