Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE, vendosi Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme në nivel ambasadori. Kjo është shkruar në projektvendimin, i cili do të miratohet nga liderët e BE-së më 23 qershor, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.
Rusia po imiton sulme me raketa kundër Estonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Talin. Sipas Bloomberg, kjo ka ndodhur më 18 qershor, kur në 2 minuta një helikopter rus Mi-8 ka hyrë në territorin e Estonisë pa leje me transponderin e njohjes të fikur. Estonia deklaroi se provokimi kërcënues kundër një anëtari të NATO-s është bërë qëllimisht nga Moska përpara takimit të aleancës në Madrid dhe pasi Lituania vendosi sanksione të BE-së ndaj enklavës ruse të Kaliningradit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara i përkrahin fort aleatët të NATO-s, raportoi AFP. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimi se një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve ne është "i hekurt", tha Price. Më herët, Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, kërcënoi Lituaninë se do të vuajnë pasi Vilnius vendosi të kufizojë tranzitin e mallrave në Kaliningrad.Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..