Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia kërcënon shtetet baltike në NATO

Ned Price
Foto: Reuters

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE, vendosi Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme në nivel ambasadori. Kjo është shkruar në projektvendimin, i cili do të miratohet nga liderët e BE-së më 23 qershor, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.

Rusia po imiton sulme me raketa kundër Estonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Talin. Sipas Bloomberg, kjo ka ndodhur më 18 qershor, kur në 2 minuta një helikopter rus Mi-8 ka hyrë në territorin e Estonisë pa leje me transponderin e njohjes të fikur. Estonia deklaroi se provokimi kërcënues kundër një anëtari të NATO-s është bërë qëllimisht nga Moska përpara takimit të aleancës në Madrid dhe pasi Lituania vendosi sanksione të BE-së ndaj enklavës ruse të Kaliningradit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara i përkrahin fort aleatët të NATO-s, raportoi AFP. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimi se një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve ne është "i hekurt", tha Price. Më herët, Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, kërcënoi Lituaninë se do të vuajnë pasi Vilnius vendosi të kufizojë tranzitin e mallrave në Kaliningrad.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në..

botuar më 24-06-22 4.45.MD

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD

Parashikimi i motit për 22 qershorin 2024

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..

botuar më 24-06-21 7.35.MD