Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE, vendosi Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme në nivel ambasadori. Kjo është shkruar në projektvendimin, i cili do të miratohet nga liderët e BE-së më 23 qershor, njoftoi agjencia ukrainase UNIAN.
Rusia po imiton sulme me raketa kundër Estonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Talin. Sipas Bloomberg, kjo ka ndodhur më 18 qershor, kur në 2 minuta një helikopter rus Mi-8 ka hyrë në territorin e Estonisë pa leje me transponderin e njohjes të fikur. Estonia deklaroi se provokimi kërcënues kundër një anëtari të NATO-s është bërë qëllimisht nga Moska përpara takimit të aleancës në Madrid dhe pasi Lituania vendosi sanksione të BE-së ndaj enklavës ruse të Kaliningradit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara i përkrahin fort aleatët të NATO-s, raportoi AFP. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe parimi se një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm ndaj të gjithëve ne është "i hekurt", tha Price. Më herët, Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, kërcënoi Lituaninë se do të vuajnë pasi Vilnius vendosi të kufizojë tranzitin e mallrave në Kaliningrad.Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..