Për fshatin piktoresk Bov në malin Stara Pllanina, që ngrihet mbi Grykën e Iskërit, festa e sotme –“Ngjitja e Zotit në Qiell”, ose siç e quajnë njerëzit Dita e Shpëtimit (Spasovden), sjellë një gëzim të dyfishtë. Krahas me festën e krishterë, njerëzit aty shënojnë dhe kremtojnë dhe ditën e fshatit me njëshenjtërim solemn të ujit, me rastin e festës së tempullit të kishës “Ngjitja e Shenjtë e Zotit”. Që nga kjo ditë fillojnë dhe festimet të cilat u kushtohen dy vendbanimeve, fshatit Bov dhe Stacionit Bov, të cilët që nga viti 2006 e këtej, në javën që nga Ngjitja deri në Rrëshajat, lidhin në mënyrë simbolike të shkuarën dhe të tashmen në "Festat e Bovit". Midis dy festave të mëdha të krishtera fshati gjallërohet, që të presë miq dhe të afërm nga e gjithë zona.
Posaçërisht për Ditën e Shpëtimit, që herët në mëngjes gratë vendase kanë përgatitur një kurban dhe pavarësisht nga kjo nëse është ditë pune apo ditë pushimi, fshati i shkretë mbushet me zhurmë gëzimi.
Ju ftojmë të vizitoni publikimin tonë “Pusi i shenjtë” afër fshatit Bov mjekon çdo lloj sëmundjesh” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bov.bgNë mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..