Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".
Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.
Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.
Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë."Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..
Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët..