Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Krasimir Stançev: Gjuha mund të përdoret për çfarëdo qëllimesh - nga më paqësorët deri te shpallja e luftës

“Fjalë për fjalë po flitet për shpëtimin e mësimit të gjuhës bullgare në Evropë”, thotë shkencëtari

Prof. Krasimir Stançev
Foto: BTA

"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit një ditë do të rindizë shkëlqimin e tij.

Në konferencën ndërkombëtare për alfabetin cirilik, të mbajtur së fundmi në Sofje dhe Plovdiv, me pjesëmarrjen e dijetarëve nga njëmbëdhjetë vende, u kuptua fakti shqetësues se çdo vit pasardhës numri i lektorëve për studimet bullgare jashtë vendit zvogëlohet dhe sot ata janë vetëm njëzet e nëntë. Sipas profesorit shumëvjeçar në Universitetin Italian Roma Tre, situata është aq e rëndë sa që fjalë për fjalë flitet për shpëtimin e mësimit të gjuhës bullgare në Evropë.

"Pas rënies së Perdes së Hekurt dhe hyrjes së Bullgarisë në Bashkimin Evropian, interesi për të studiuar jo vetëm bullgarisht, por në përgjithësi gjuhët sllave ka rënë - thotë Prof. Krasimir Stançev. - Deri vonë, ndoshta përjashtim bënte rusishtja. e cila për arsye të dukshme po humbet gjithashtu popullaritetin në krahasim me gjuhën ukrainase. Por të mos harrojmë se njerëzit kërkojnë përfitime ekonomike dhe mësojnë diçka e cila do t’u shërbejë për të jetuar më vonë. Fatkeqësisht, kjo është e vërteta mizore dhe muzgu i sllavistikës filloi në një vend që për dekada mbante kampionatin në Evropë – Gjermania”.

Për momentin në Itali ka tre lektorate në gjuhën bullgare, por në praktikë vetëm ajo në Napoli funksionon në mënyrë aktive, shton dijetari.
Prof. Alessandro Maria Bruni
Prof. Krasimir Stançev beson se ruajtja e lektorateve të gjuhës bullgare jashtë vendit nuk është vetëm çështje financimi, sepse vendi ynë ende po ndan mjetet e nevojshme - edhe në vendet ku trajnohen dy ose tre studentë. "Kam frikë se Bullgaria nuk mund të bëjë asgjë. Na duhen vetëm njerëz në terren që kanë autoritet shkencor dhe organizativ," thekson ai.

"Më vjen shumë mirë që kolegët e rinj janë absolutisht të bindur se, për shkak të vetë filologjisë sllave, gjuha bullgare duhet të studiohet në Itali dhe jo vetëm”, vazhdon shkencëtari – Nxënësit kryesisht regjistrohen për rë mësuar rusisht dhe prej andej tërhiqen edhe nga bullgarishtja ose polonishtja - për fat të keq, gjuha çeke pothuajse është zhdukur në Itali, kështu që varet vërtet nga aktiviteti i pedagogëve. Zakonisht, të rinjtë përhapin informacione mes tyre për sharmin e një profesori të caktuar, për një person që tregon gjëra interesante. Ky proces është pak i pamenaxhueshëm, por deri më tani studimi i gjuhës bullgare nuk është zhdukur dhe shpresoj se do të vazhdojë të ekzistojë".

Alfabeti, gjuha dhe identiteti - këto fjalë kyçe nga konferenca në Sofje dhe Plovdiv do të vazhdojnë të mbledhin bullgarë nga vende të ndryshme dhe të ndezin interesin për trashëgiminë humanitare të trojeve tona, vlerëson Prof. Krasimir Stançev.

Për fat të keq, gjuha në të cilën ne shkruajmë, komunikojmë, dërgojmë mesazhe mund të jetë simbol i paqes, por edhe një armë e rrezikshme që mund të kthejë jetën e kombeve të tëra përmbys. Cila është mënyra përmes saj të njohim sulmet hibride dhe të mbrojmë veten?

"Me të vërtetë, gjuha mund të përdoret për çdo qëllim - nga konfrontimet më paqësore e deri tek ato më të dhunshmet - përgjigjet prof. Krasimir Stançev. - Shpallja e luftës bëhet gjithashtu përmes gjuhës, përveç nëse është një sulm shumë i poshtër si një thikë mbas shpine. Pra kjo është një pyetje e vështirë, sepse i referohet edhe ndërgjegjes, jo vetëm gjuhës, për mendimin tim, agresioni, propaganda mund të neutralizohen duke përhapur të vërtetën që në shkollë. Megjithatë, për fat të keq, po hecet shumë "prapa" në punën e shkollës në lidhje me faktet shkencore për alfabetin, gjuhën, historinë, të cilat shkencëtarët vazhdojnë t'i vërtetojnë. Ka zbulime të reja, momente të reja interesante dhe e gjithë kjo duhet t'u prezantohet studentëve në një mënyrë emocionuese dhe interesante, por jo përmes TikTok dhe argëtimeve të tjera në pajisjevesmartphone. Sigurisht që ka njerëz që mbyllin sytë para së vërtetës dhe atëherë, kam frikë se nuk mund të bëhet asgjë”.

Për momentin, rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën shkruajnë në cirilik dhe të gjithë ata - së bashku me mësuesit e gjuhës bullgare - mund të quhen ambasadorë të saj.
Foto:  BTA, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD