Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".
Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.
Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.
Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..
Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..
Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët..