Në prag të 24 majit, Presidenti Rumen Radev nderoi gjashtë shkencëtarë bullgarë me urdhra të larta shtetërore. Bëhet fjalë për akademikët Ivan Popçev dhe Nikolla Sabotinov dhe profesorët Petko Sallçev, Milijana Kajmakamova, Stojan Karaivanov dhe Coço Bojaxhiev, të cilët kanë marrë njohje shoqërore në fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit. Sipas Kreut të Shtetit, secili prej tyre, pavarësisht se punon në fusha të ndryshme, është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe shkencore të Bullgarisë, e cila formon autoritetin e saj jashtë kufijve.
Me rastin e festës së 24 majit, Ministria e Kulturës gjithashtu dekoroi krijues të shquar bullgarë. Në një ceremoni zyrtare, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov u dha çmime 24 krijuesve të shquar. Ndër fituesit e çmimeve “Shekulli i Artë" janë regjisori i teatrit Prof. Zdravko Mitkov dhe kompozitori Antoni Donçev, dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare.Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..