Në prag të 24 majit, Presidenti Rumen Radev nderoi gjashtë shkencëtarë bullgarë me urdhra të larta shtetërore. Bëhet fjalë për akademikët Ivan Popçev dhe Nikolla Sabotinov dhe profesorët Petko Sallçev, Milijana Kajmakamova, Stojan Karaivanov dhe Coço Bojaxhiev, të cilët kanë marrë njohje shoqërore në fusha të ndryshme të shkencës dhe arsimit. Sipas Kreut të Shtetit, secili prej tyre, pavarësisht se punon në fusha të ndryshme, është pjesë e fuqisë shpirtërore dhe shkencore të Bullgarisë, e cila formon autoritetin e saj jashtë kufijve.
Me rastin e festës së 24 majit, Ministria e Kulturës gjithashtu dekoroi krijues të shquar bullgarë. Në një ceremoni zyrtare, Ministri i Kulturës Atanas Atanasov u dha çmime 24 krijuesve të shquar. Ndër fituesit e çmimeve “Shekulli i Artë" janë regjisori i teatrit Prof. Zdravko Mitkov dhe kompozitori Antoni Donçev, dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare."Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..