Lipsanet e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij po mbërrijnë në Sofje nga Manastiri Esfigmen i Malit të Shenjtë për adhurim mbarë popullor, njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Ato do të ekspozohen në kishën “Shën e Diela” nga data 23 deri më 25 maj.
“Ndodhi që nga tokat e Bizantit të lashtë, në Gadishullin Aton, lipsanet e vëllezërve arsimtarë sllavë të vizitojnë fillimisht Bullgarinë, gjë në të cilat unë shoh një shenjë të mirë, sepse kështu ne ndjekim sekuencën historike të zhvillimeve”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, At Nikanor, igumen i Manastirit “Shenjtorët Mrekullibërës Kozma dhe Damjan”.
Shkenca historike nuk e ka sqaruar ende misterin e vendndodhjes së saktë të lipsaneve të Shën Metodij në Moravinë e Madhe. I vështirë është edhe fati i lipsaneve të Shën Kirillit, edhe pse dihet se ato u shtrinë në Bazilikën “Shën Klemente” në Romë.
Megjithatë, At Nikanori supozon që ndihmësit e Mitropolitit të Langadës janë në dijeni me origjinën e “kësaj relikte shumë të madhe” - lipsanet e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilat presim të mbërrijnë në Bullgari.
“Dy vëllezërit janë nga shenjtorët e famshëm të Selanikut së bashku me Shën Dhimitri, Shenjtorët David dhe Theodora e Selanikut, Shën Grigorij Palama. Pra, marrja e tyre ishte një prioritet i rëndësishëm për shkencën historike kishtare greke. Unë mbështetem plotësisht në atë që kanë bërë, sepse në kishë qëndrimi ndaj shenjtorëve, sidomos kur flasim për kishën greke, ishte mjaft i përgjegjshëm. Natyrisht, peripecitë historike janë të tilla që vendet e vdekjes dhe varrimit të shumë adhuruesve hyjnor nuk ruhen, madje nuk dihen. Sidomos në fatin e lipsaneve të shenjtorëve nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis vendeve ku janë të varrosur fillimisht dhe më në fund ku ndodhen. Le të marrim vetëm disa shembuj Shën Spiridon Trimitunt ishte në Azinë e Vogël dhe lipsanet e tij ndodhen në ishullin e Korfuzit. Në Evropë, Shën Paraskeva Epivatska - Epivat është një qytet në Trakinë e Egjeut, dhe lipsanet e saj ndodhen në Jash të Rumanisë, pasi kanë kaluar të gjithë Gadishullin Ballkanik, prandaj ajo është si bullgare ashtu edhe serbe. Po, rrugët e Perëndisë janë të panjohura. Ka të dhëna për lipsanet e Shën Metodij, të cilat ruhen në Kroaci. Ai ishte shumë i nderuar nga e gjithë pjesa sllave e kishës katolike, që njihet për qëndrimin e saj të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj shenjtorëve të tillë.”
Në Sofje, lipsanet e krijuesve të alfabetit të parë bullgar - alfabetit glagolitik - do të ekspozohen në kishën “Shën e Diela”.
“Lipsanet do të mbërrijnë më 23 maj. Ata do të priten në udhëkryqin e bulevardeve “Hristo Botev” dhe “Aleksandër Stambolijski”, prej nga do të transferohen me një procesion përgjatë bulevardit “Aleksandër Stambolijski” deri në Katedralen “Shën e Diela” dhe do të qëndrojnë atje deri në mesditën e 25 majit. Për sa kohë do të ketë njerëz që duan të adhurojnë dhe të luten, tempulli do të jetë i hapur - tha At Nikanori dhe shtoi një detaj të rëndësishëm: - Në të njëjtin relikari, është traditë, ka një pjesë jo aq të vogël por jo shumë të vogël të Kryqit të Shenjtë Jetëdhënës të Zotit. Kështu që besimtarët do të mund ta adhurojnë atë, bashkë me lipsanet e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..